Me rastin e 106-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Universiteti iVlorës ka vendosur të nderojë me titullin “Honoris causa” zv. kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollin.
Vetë ky i fundit është shprehur se ndjehet i nderuar nga akordimi i këtij titulli, i dhënë në një ditë kaq të veçantë dhe sidomos nga Universiteti që mban e emrin e Ismail Qemalit.
Në Vlorë, sot qenë të pranishëm drejtuesit më të lartë shtetërorë duke përkujtuar ditën më të rëndësishme për kombin shqiptar, atë të shpalljes së mëvetësisë si shtet sovran.