Në një kohë kur e gjithë Kosovë është duke e kërkuar, gazetari Ylli Dylgjeri ka ‘zbuluar’ më në fund se ku qendron Behgjet Pacolli, ish-ministër i jashtëm në Kosovë, dhe njëherësh deputet në Kuvend. Jo me pak ironi, Dylgjeri thotë se Pacolli mbahet në shtëpinë e Nazarkove në Tiranë, ndërsa pritet që brenda orësh ta vizitojë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për ti dhënë qese me ndihma ushqimore.
“Sekret, Informacion, Ministrisë së Brëndshme Prishtinë. Ju bëj me dije se i shpalluri në kërkim Bexhet Paçolli, ndodhet në Tiranë në adresën e shtëpisë së Laçkos (NAZARKOVE) që prej 48 orëve. Sot pritet të vijë për ta vizituar me qeska ushqimesh Kryetari i Bashkise Veliaj. E kemi nen vëzhgim nonstop. Përgatisni operacionin e ekstradimit në Kosovë. Bashkëpuntori, Ljubica”, shkruan Dylgjeri në postimin e tij në rrjetet sociale.
Prej dy ditësh kthimi i Pacollit në Tiranë është kthyer në një mollë sherri për politikën në Kosovë dhe jo vetëm, që e konsiderojnë të paligjshëm hyrjen e tij, pasi më parë duhet të kalojë në një karantinë shtetërore prej 14 ditësh. Mendohet se mund të ketë qenë presidenti Hashim Thaçi ai që e ka futur me makinë personale Pacollin në Kosovë, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga ana e autoriteteve. (E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post