Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë se Vjosa Osmani do të ishte në kandidate ‘e shkëlqyer’ për kryeministre.
Pacolli, duke iu referuar intervistës së djeshme të Osmanit në emisionin Pressing në T7, thotë se kryeparlamentarja e tanishme do të bënte bashkimin e nevojshëm të opolitikës.
“Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer. Ne si AKR, s’jemi faktor, por kjo ka qenë dëshira jonë, Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, ajo do përfaqësonte dhe do të ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot. Bashkimi na duhet qoftë për te adresuar problemet politike të brendshme apo ndërkombëtare, qoftë, apo dhe ato ekonomike, shëndetësore, etj. Më pëlqyen idetë e saj për zgjidhjen e krizës. Dhe marrja në konsideratë e këtij skenari, prej një eksperte të së drejtës si Vjosa është konfirmim tjetër se zgjidhja e vetme është ajo në favor të vijimësisë së legjislaturës, pa lodhur popullin me zgjedhje të reja, ashtu si u shpreh Vjosa mbrëmë.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Deputeti thotë se i kanë pëlqyer versionet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
Discussion about this post