16:23 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Bëji veprimet me shumë kujdes”, zbardhet përgjimi që “tradhëtoi” gjyqtaren e lartë

11:51 | 29/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bëji veprimet me shumë kujdes”, zbardhet përgjimi që “tradhëtoi” gjyqtaren e lartë

Gjykata e Lartë zbardhi dje arsyetimin e vendimit gjyqësor të dënimit me 4 vjet burg të anëtares së pezulluar të kësaj Gjykate, Majlinda Andrea. Në vendimin e shpallur më 14 qershor 2017, Andrea u deklarua e fajshme për akuzën e “korrupsionit pasiv”.

Megjithatë gjyqtarja nuk përfundoi në qeli për shkak se Kolegji Penal pezulloi ekzekutimin e dënimit me burg duke caktuar për të Shërbim Prove për një periudhë 3- vjeçare.

Në një total prej 118 faqe në total, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, Kolgji Penal, në përfundim të analizës së provave dhe dhjetëra faqeve përgjimesh telefonike, Kolegji Penal vlerësonte se gjyqtarja Andrea dhe katër të bashkëpandehurit duhet të fajësoheshin për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Vendimi i arsyetuar nxjerr në dritë edhe një bisedë telefonike të përgjuar mes gjyqtares dhe bashkëshortit të saj, Odhise Andrea, bisedë e kryer 2 ditë pas dorëzimit të ryshfetit 50 mijë euro te ky i fundit

Nga zhvillimi i ngjarjeve në vijim, është vërtetuar se me datë 13 korrik 2016 të pandehurit Majlinda Andrea dhe Odhise Andrea janë vënë në dijeni të faktit që kishte një procedim penal të regjistruar nga Prokuroria në lidhje me ngjarjen dhe kjo ka ndikuar që i pandehuri Odhise mos t’i përgjigjet të pandehurit Petraq atë ditë në telefon, kur ky i fundit e ka marrë 6 herë.

Sipas gjykatës, më 14 korrik 2016 e pandehura Majlinda Andrea telefonon të shoqin përmes numrit të të birit. Nga biseda konfirmohet shqetësimi në lidhje me nisjen e një procedimi penal dhe porosit bashkëshortin që të bëjë më shumë kujdes me ato veprimet, sipas Gjykatës, duke lënë të kuptohet realizimi e deklarata noteriale për shumën e marrë.

PËRGJIMI I GJYQTARES ANDREA

Majlinda: Alo.

K.…: Alo?

Majlinda: Jepja i çik babit.

Kristi: Po.

(flet Odisea) E me.

Majlinda: Nigjo edhe … më kishte shkruar që, më kishte konfirmu nëpërmjet atij që e ka, që e kishte.

Odhisea: Po, po.

Majlinda: Që dosja ësht atje.

Odhisea: Po

Majlinda: Dhe që nuk ka, nuk bëhet fjal për kallzim.

Odhisea: Dhe njëher.

Majlinda: Nuk bëhet fjal për kallzim.

Odhisea: Ehe.

Majlinda: Por ka dal rastësisht nga një çështje tjetër.

Odhisea: Okej

Majlinda: Kshu që bëji ato veprimet sot me shum kujdes.

Odhisea: Mir.

Majlinda: Se ai mund t’jet, dakort?

Odhisea: Okej.

Majlinda: Hajde pra, cao.

Odhisea: Cao.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: gjyqtarja
Pas

Hapje totale me Kosovën, cili është propozimi i akademikut Fuga

Para

Ministria e Drejtësisë kërkesë autoriteteve kroate për të mos e pranuar ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi

Para
Ministria e Drejtësisë kërkesë autoriteteve kroate për të mos e pranuar ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi

Ministria e Drejtësisë kërkesë autoriteteve kroate për të mos e pranuar ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm i Iranit pranon dëme serioze në objektet bërthamore

Gjermania rrit pagën minimale me 14% në 18 muajt e ardhshëm

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë, eksportohen mineralet e rralla drejt Amerikës

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.