Duket se situata politike e ditëve të fundit të nxjerrë jashtë vetes dhe analistët në vend. Pas një analize të Zhejit që shkruante “Qe-pallimi që fundosi Partinë Demokratike”, duke iu referuar marrëveshjes Rama Basha, të njëjtën linjë ka ndjekur dhe Andi Bejtja.
Të ftuar në emisionin të “Pa ekspozuarit” Bushati dhe Bejtja kanë vijuar të njëjtën logjikë mendimi. Andi Bushati duke iu referuar marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha tha: Martesa Rama -Basha ka mbaruar para zgjedhjeve.
Por menjëherë ka ndërhyrë Bejtja duke thënë “Jo… Martesa vazhdon, Rama vazhdon ta pallojë Bashën”.
Duhet thënë se kryeministri Rama ka nxitur debat edhe prej faktit se publikisht e ka falenderuar Bashën pas fitores së zgjedhjeve dhe duke lënë hapur derën e bashkëpunimit.
Nga ana tjetër kreu i PD-së Basha është vënë në qendër të sulmeve nga ana e figurave të rëndëishme në PD pas humbjes së thellë në zgjedhjet e së dielës.
(E.K/SHUPLAKA)