Belgjika, Jordania dhe Bashkimi Europian, kanë bërë një thirrje të përbahskët për mbrojtjen e fëmijëve palestinezë. Thirrja për veprim për fëmijët palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Gaza u nis nga misionet belge, jordaneze dhe të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara të premten dhe u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare t’i bashkohen nismës.
Gjithashtu u bëhet thirrje të gjitha palëve që të arrijnë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Ndër të tjera janë edhe dhënia fund shkeljeve të rënda kundër fëmijëve palestinezë, duke përfshirë lirimin e atyre që mbahen në paraburgim dhe robëri në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Qasje e sigurt dhe e pakufizuar humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar. Sponsorët e thirrjes gjithashtu zotohen të mbështesin përgjigjet e përshkallëzuara të OKB-së për nevojat e fëmijëve palestinezë në Gaza dhe Bregun Perëndi.