Një skandal duket se ka plasur në stafin drejtues të Belgjikës mbas gjysmëfinales me Francën, ku i përfshirë është francezi Thierry Henry i cili u largua nga detyra e tij si zëvendës i Roberto Martinez po atë ditë.
Federata belge e akuzon atë si agjent të dyfisht në shërbim të Francës.. Sipas mediave në Francë Presidenti i Federatës së Belgjikës, Patrick Frite ka dëgjuar për disa diskutime joformale midis Thierry Henry dhe trajnerit të ekipit francez, Didier Deshcamps.
Për këtë të gjithë drejtuesit e federatës belge besuan se Henry ishte një agjent i dyfishtë në shërbim të Federatës Franceze të Futbollit dhe po spiunonte trajnerin e Belgjikës, Roberto Martinez.
Dyshimet e Presidentit të federatës belge bazohen në disa telefonata të Henry me Deschamps ku sipas tij ata mundohen të flasin me gjuhë të koduar, duke hapur tema diskutimi për makina, politikë apo gastronomi.
Për shembull: Flasin për politikat e majta të Macron në Francë, por në të vërtetë flasin për tendencën e sulmit nga krahu i majtë nga Belgjika. Apo për makinat BMË, që nënkuptojnë “nuk e di kush” apo kur flasin për mish dhe karota ku nënkuptohet Lukaku dhe De Bryne.