Një shqiptar i moshës 40-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u gjet i pajetë në një kanal në Vinderhoute, Lievegem të Belgjikës. Lajmin e raportuan këtë të hënë mediat lokale, duke iu referuar burimeve zyrtare të Prokurorisë lokale.
Sipas medias belge “Het Laatste Nieuws”, trupi i shqiptarit u zbulua nga një kalimtar rreth orës 8.30 të mëngjesit, të hënën e 20 Majit. Ishte ai që dha alarmin dhe lajmëroi autoritet.
Departamenti i zjarrfikësve nxori kufomën nga uji dhe lajmëroi policinë e prokurorinë. Hetimet treguan se kemi të bëjmë me vrasje. “Ka shenja se ndaj viktimës është ushtruar dhunë”, citohet zyra e prokurorisë nga media blege.
Hetimet nga grupi hetimor ende janë në vijim për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të identifikuar kështu jo vetëm viktimën por dhe personin i cili ka kryer vrasjen.