Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë belge pas kërcënimeve të shprehura haptazi ndaj dy të rinjve vendas. Mediat belge shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte kërcënuar dy të rinjtë belgë në “Facebook”.
Shkak mësohet të jetë bërë arrestimi i vëllait 16-vjeçar të shqiptarit, për të cilin 20-vjeçari kishte vendosur të merrte hak: “Unë do t’iu vras dhe jo me thikë. Vëllai im është atje tani (në burg), por unë jam ende këtu”.
16-vjeçari shqiptar u arrestua nga policia belge pasi sulmoi me thikë pikërisht dy të rinjtë që janë kërcënuar sërish nga vëllai tjetër. Dy 24-vjeçarët belge kanë kryer denoncimin në polici pas kërcënimeve të shqiptarit.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ninove, ku së fundmi mësohet të jetë raportuar rritje e krimeve.