Kreu i Forumit rinor të PD-së Belind Këlliçi ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në ”Fax News” teksa ka folur në lidhje me projektet dhe lëvizjet rinore. Ai është shprehur se protesta e të rinjve sot në Shkodër është një ogur i mirë për rininë në të gjithë vendin.
“Shkodra e priti Edi Ramën ashtu siç i ka hije. Rinia shkodrane ka dalë sot për të protestuar kundër kësaj qeverie, që është përfshirë në skandale të padëgjuara më parë. Përballë këtioj realiteti ndodhen shqiptarët e sidomos të rinjtë.
Sot 1 në 2 shqiptarë e sidomos të rinj duan që të largohen nga vendi. Mua vetë edhe pse kam disa vite që jam kthyer në Shqipëri ende më pyesin se pse jam kthyer në Shqipëri. E rëndësishme është që shqiptarët po ngrihen, ka filluar që dje në takimin që pati Rama me studentët, të cilëve iu ka bërë një ligj të arsimit të lartë ku të rinjtë skualifikohen për shkak të kushteve ekonomike që ata kanë.
Dje është për tu përshëndetur qëndrimi që të rinjtë kanë mbajtur para Ramës, dhe është vërtet fyese gjuha banale që kryeministri ka përdorur ndaj tyre. Ky kryeministër e ka humbur toruan, të rinjtë e fishkëllenin dhe ai u thoshte çohuni hipni në pemë. Duhet të jeni të sigurt që të rinjtë e këtij vendi kanë kurajo, përderisa kanë shembur diktaturën enveriste.
Sjellja e Edi Ramës është e ngjashme me atë të një diktatori. Sot ne kemi një ish-ministër të Brendshëm akuzohet nga ndërkombëtarët si koka e trafikut ndërkombëtar të drogës. Pse po ndalem te Saimir Tahiri?! Kjo pasi ai ishte modeli i të riut që promovoi Edi Rama, dhe e solli në Partinë Socialiste si një model suksesi.
Edi Rama mund të rrëzohet me 1/10 e lëvizjes së dhjetorit, Edi Rama nuk është asgjë para Ramiz Alisë dhe të tjerë personave të diktaturës. Unë jam ndeshur me të rinj që thonë për problem të ndryshme që nuk u përkasin atyre, po duhet reagim. Ju e mbani mend protestën e shoqërisë civile dhe të rinjve për armët kimike”, u shpreh mes të tjerash kreu i FRPD-së Belind Këlliçi.
(E.K/FAXWEB)