17:14 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Belind Këlliçi pyet SPAK: A është regjistruar nga ju Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale

13:27 | 16/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Belind Këlliçi pyet SPAK: A është regjistruar nga ju Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një dalje për mediat i drejtoi 7 pyetje publike kreut të SPAK-ut, Altin Dumani sa i takon akuzimeve sipas tij në Bashkinë e Tiranës.

Mes të tjerash ai bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës, që do të mbahet më 18 korrik.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Ditën e djeshme, në një seancë maratonë, deputetët e Partisë Demokratike, përreth 4 orë, kanë pyetur Drejtuesin e SPAK Altin Dumanin, në lidhje me hetimet e aferave më të mëdha korruptive në vend.

Z, Dumani u pyet disa herë në lidhje me veprimet procedurale hetimore që po ndiqen për mega aferën e inceneratorit Tiranë. Z. Dumani i’u kërkua të sqaronte qytetarët shqiptarë a ka patur apo jo masa të reja shtrënguese për këtë mega aferë.

Drejtuesi i SPAK vendosi të mos përgjigjej, por mbi të gjitha ironizoi Deputetët duke u thënë se ju jeni kallëzuesit dhe mjafton të dërgoni një kërkesë për informacion dhe do i’u vihet në dispozicion.

I pyetur nga Deputetja Elda Hoti, jo për opinionet e saja, por për të gjitha konstatimet e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për mos hetimin e aferës tjetër korruptive të Grupit të Strukturuar Kriminal të drejtuar nga Erion Veliaj 5D Konstruksion, Altin Dumani me mbështetjen e veçantë të Ermonela Felajt, tentoi të bllokonte pyetjet dhe në fund vendosi të mos përgjigjej.

Konstatimet e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, Altin Dumani i cilësoi fyerje ndaj punës së tij dhe në këtë rast sërish z. Dumani kërkoi shkresë zyrtarë nga kallëzuesi.

Të nderuar qytetarë,

Në cilësinë e kallëzuesit të kësaj vjedhje të pashembullt në Bashkinë Tiranë, i’u drejtova sot zyrtarisht Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, ku i kam kërkuar të dhënat si më poshtë:

1- A janë vlerësuar nga ju konstatimet dhe vlerësimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit? (vlerësime të cilat ditët në vijim do ti bëjmë publike për të gjithë qytetarët)

2- A është identifikuar Titullari i Autoritetit Kontraktor?

3- Sa procedura tenderuese të përfituara nga subjekti 5D Konstruksion janë vlerësuar në shkelje të ligjit?

4- A janë pjesë e hetimit lejet e ndërtimit të përfituara nga ky subjekt me firmën e Kryebashkiakut Erion Veliaj?

5- A është regjistruar nga ju Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?

6- A janë evidentuar nga ju cilat janë 4 kompanitë e ndërtimit në pronësi të këtyre shtetasve (e dhënë e dalë nga akt-ekspertimi i telefonit të punonjëses Jona Bejko)?

7- A janë kryer veprimet hetimore të kërkuara në kallëzim për dokumentacionin pronësor të tokave mbi të cilat janë miratuar lejet e ndërtimit për subjektin 5D Konstruksion?

Ne sot kryem detyrën tonë, sipas kërkesës të vetë Drejtuesit të SPAK Altin Dumani. Në të njëjtën mënyrë, presim nga z. Dumani që edhe ai të zbatojë ligjin dhe vendimet e gjykatave.

Ndërkohë, garantojmë qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë se Partia Demokratike nuk do ndalë protestat dhe faktimin e vjedhjeve që po kryhen nga Grupi i Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, nën drejtimin e kreut të këtij grupi Erion Veliaj.

Pasnesër, ditën e enjte, datë 18 korrik, ora 11:00, protestojmë sërish kundër vjedhjeve në Bashkinë Tiranë dhe amnistisë që po i bëhet kryehajdutit të Tiranës Erion Veliaj.

O sot, o kurrë.

Pas

8 në kërkim, asnjë në pranga, SPAK me njoftim zyrtar: Si u pastruan 20 mln euro në inceneratorin e Tiranës

Para

Klevis Balliu flet për median kroate: Së bashku duhet t’i kundërvihemi ndikimit të qeverive serbe dhe ruse

Para
Klevis Balliu flet për median kroate: Së bashku duhet t’i kundërvihemi ndikimit të qeverive serbe dhe ruse

Klevis Balliu flet për median kroate: Së bashku duhet t’i kundërvihemi ndikimit të qeverive serbe dhe ruse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE varet nga dialogu me Serbinë, jo nga…

SHBA paralajmëron Francën dhe Britaninë që të mos njohin shtetin e Palestinës

Droga trafikohej nga Holanda e Spanja, shpërndahej në Helsinki dhe qytete të tjera të Finlandës. Si funksiononte rrjeti që drejtohej nga shqiptarët, SPAK ndoqi në terren anëtarët e grupit

Putin hedh poshtë idenë e Erdogan për t’u takuar me Zelenskyn dhe Trump në Turqi: E pamundur të ndodhë tani…

Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE: Shqipëria është në një situatë të vështirë! Kemi mijëra dokumente që faktojnë lidhjen e shtetit me kartelet e drogës, duhet një mision fakt-mbledhës nga PPE

Eduard Zaloshnja: Në një sistem proporcional kombëtar pa prag, PS do të merrte 75 mandate dhe PD-ASHM vetëm 46…

VIDEO/ 19-vjeçarja serbe pësoi atak paniku gjatë fluturimit me parashutë dhe ra nga lartësia. Pamjet e momentit tragjik në Budva

Ministri francez i drejtësisë: Të dënohen sulmet ndaj policisë pas fitores së PSG-së

Tiranë/ Operacioni policor “Duplicate”, prangoset 36-vjeçari për vjedhjen e një automjeti, tentoi t’i largohej policisë

IPA III/ BE i jep Shqipërisë 40 mln euro për dixhitalizimin, shëndetësia dhe siguria kibernetike prioritet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.