20:46 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shumë e ‘prekur’ ministrja Balluku, gati sa nuk qan duke mbrojtur aksin Milot-Fier: Ju po e çmendni këtë popull, rruga do të ndërtohet dhe do të thoni ‘e paskan qarë’

12:09 | 09/07/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shumë e ‘prekur’ ministrja Balluku, gati sa nuk qan duke mbrojtur aksin Milot-Fier: Ju po e çmendni këtë popull, rruga do të ndërtohet dhe do të thoni ‘e paskan qarë’

Ministrja e Transportit Belinda Balluku, gjatë fjalës së sotme në Kuvend, e cila dukej shumë e emocionuar, foli duke mbrojtur projektin “Milot-Fier”, ndaj kritikave në lidhje me çmimin e lartë të segmentit rrugore.

Balluku e cila foli me një gjuhë të ashpër kundër zërave kritikë në lidhje me çmimin e këtij aksi, tha se ai segment do të ndërtohet dhe se ato do të kalojnë aty me makinat e tyre luksoze e do të thonë sa bukur është bërë.

Balluku tha ndër të tjera se kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro dhe do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët.

“Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para. E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të vjellë zift.

U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë?

Kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët. Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje. Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithcka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim?

Thjeshtë nuk keni dëshirë të shikoni këtë vend të ndërtuar. Ne jemi qeveria e ndërtimit. Nuk do të vijë më kurrë dita që ju ta shkatërroni, e çmendet këtë popull. Ju po ndikoni psikologjikisht në jetën e shqiptarëve. Nuk e kuptoj si nuk punoni për programin tuaj. Ua hodhi poshtë një taksë të të sheshtë Ilir Beqaj për tre orë. Ju nuk do të prishni atë që në po ndërtojmë.

Segmenti që po ndërtojmë është ëndrra e çdo shqiptari që jeton në veri dhe dashurin perlat e jugut, po ashtu edhe çdo qytetari që jeton në jug dhe dashuron madhështinë e veriut. Ne do ta ndërtojmë me konsulentët tanë të mbështetur nga BE. Projekti që ne kemi në dorë është i njëjtë. Ju jeni të paditur. Disa janë të mërzitur së ndoshta nuk u plotëson qeveria ndonjë tekë. Disa janë thjeshtë katran të zi që kanë dëshirë ekstreme të derdhin ziftin ku jetojnë. Ne do ta bëjmë dhe ju do ta shijoni me makinën tuaj luksoze dhe kur ta ndërtojmë do të thonë e paskan qarë.”- tha Balluku. (M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: belinda balluku
Pas

Festë gjigante në pishinë! Samanta Karavella feston ditëlindjen dhe gjejeni pak sa vjeç mbushi?

Para

””JOOOOOO! Maska nuk mbahet ashtu si ky doktori”, Braçe dhe mjeku replika në Instagram: Duhet mbuluar hunda e goja…

Para
””JOOOOOO! Maska nuk mbahet ashtu si ky doktori”, Braçe dhe mjeku replika në Instagram: Duhet mbuluar hunda e goja…

''"JOOOOOO! Maska nuk mbahet ashtu si ky doktori", Braçe dhe mjeku replika në Instagram: Duhet mbuluar hunda e goja...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.