14:11 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

20:06 | 07/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë me dije përmes një deklarate zyrtare se gjatë javës së parë të korrikut 2025 është shënuar një rritje me 20% e konsumit të energjisë elektrike në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht kësaj rritjeje, furnizimi për qytetarët është garantuar pa ndërprerje, ndërsa ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri të plotë në terren.

“Sot mora raportin për 6 ditët e para të konsumit të energjisë nga OSHEE Group. Krahasuar me korrikun e vitit 2024, vetëm në javën e parë të këtij muaji kemi një rritje me 20% të kërkesës për energji,” – deklaroi Balluku.

Sipas të dhënave të paraqitura nga ministrja, gjatë 6 ditëve të para të korrikut 2024, kërkesa mesatare ditore ishte 18.6 milionë kWh, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti ajo ka arritur në 22.4 milionë kWh.

Balluku tha se ky rritim reflekton jo vetëm valën e të nxehtit që ka përfshirë vendin, por edhe rritjen e kërkesës si pasojë e zhvillimit të njësive të reja të hotelerisë, bizneseve dhe banesave që janë futur në përdorim.

“Korriku dhe gushti  historikisht kanë qenë muaj të nxehtë, por këtë vit kemi një intensitet të shtuar edhe nga aktiviteti turistik dhe ndërtimi i njësive të reja akomoduese apo banimi,” – shtoi ajo.

Pavarësisht kësaj ngarkese shtesë, Balluku ka thënë se puna në terren nga ekipet e OSHEE është efikase dhe se çdo avari është sistemuar në kohë rekord, duke mbajtur furnizimin me energji të pandërprerë dhe të qëndrueshëm.

“Shkëputjet kanë qenë minimale dhe çdo problematikë është menaxhuar me profesionalizëm nga ekipet në terren. Mbi 1600 punonjës të OSHEE Group janë në krye të detyrës për të garantuar shërbim cilësor për çdo abonent,” – u shpreh ministrja.

Balluku së fundmi ka falenderuar punonjësit e OSHEE-së dhe një mesazh për qytetarët që të vijojnë të përdorin energjinë në mënyrë efikase dhe me kujdes gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta.

Prononcimi i plotë i Zv. Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Uroj që të jeni të gjithë mirë në një ditë të nxehtë korriku.

Sot mora raportin e 6 ditëve të para të konsumit të energjisë elektrike nga OSHEE Group. Duke krahasuar korrikun e vitit 2024 me korrikun e vitit 2025, vetëm në javën e parë kemi një rritje me 20% të kërkesës për energji elektrike.

E thënë ndryshe në shifra: në 6 ditët e para të korrikut 2024, kërkesa mesatare ishte 18.6 milionë kilovat orë, ndërsa në korrik 2025, në të njëjtën periudhë, kemi pasur një kërkesë prej 22.4 milionë kilovat orë.

Kjo rritje reflekton, padyshim, ditët e nxehta, por edhe krahasuar me një vit më parë – kur edhe korriku dhe gushti kanë qenë muaj shumë të nxehtë – shihet një trend në rritje të konsumit, që lidhet gjithashtu me zhvillimin e njësive të reja të hotelerisë, banesave që janë futur në përdorim, apo njësive të biznesit që janë bërë operacionale.

Pavarësisht rritjes së kërkesës me 20% krahasuar me një vit më parë, puna që po bëhet sot në terren nga grupet e OSSH-së është shumë pozitive.

Shkëputjet kanë qenë minimale dhe nga ana tjetër, të gjitha avaritë që kanë ardhur si pasojë e ngarkesës së shtuar janë sistemuar dhe rregulluar në kohë rekord.

Uroj që të jeni të gjithë shumë mirë dhe ju siguroj se mbi 1,600 punonjës të OSHEE Group janë në krye të detyrës, për të ofruar një shërbim sa më cilësor për çdo qytetar dhe biznes.

https://faxweb.al/wp-content/uploads/2025/07/AQN6L2ICsdOhLOa0CmpcbDb0_qRkJARtiD1v76swj4hhTL_09MOLzum8sLTu1MyBCmH1dZpVhTnhywdQsB5Cjk-_.mp4
Pas

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Para

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Para
Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

 



Të Fundit

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit! Shoqërohet me 30 policë

U la në burg nga Apeli i GJKKO, Ilir Meta reagon nga qelia:Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Presidenti i Emirateve Arabe mbyll vizitën në Shqipëri, Kryeministri Rama e përcjell në aeroport

Presidenti Begaj pret në takim Komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, Admiral Pierre Vandier

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë: S’kam qenë zyrtar i lartë

Durrës/Ndotën mjedisin duke hedhur mbeturina në rrugë, procedohen penalisht 4 shtetas

Tiranë/Finalizohet operacioni “Tabachino”, zbardhen dy raste vjedhjeje në të njëjtën tabakino, arrestohen dy autorë

Berisha: Thethi po ndëshkohet politikisht nga Edi Rama, sepse nuk votoi PS-në .Hakmarrje primitive ndaj banorëve

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

Berisha denoncon ndërhyrjen në Theth: Krim shtetëror i Edi Ramës, asnjë ndërtim nuk ishte në zonë të mbrojtur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.