Zv.kryeministrja dhe drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku ka hedhur votën e saj në Fier.
“Dua t’ju falënderoj të gjithë gazetarëve dhe operatorëve që po mbuloni qarkun e Fierit. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve për të përdorur votën e tyre dhe mos ta çojnë dëm.
Kjo është një histori i e gjatë që na ka ndjekur gjatë gjithë fushatës. Ne flasim me fakte, me prova me evidenca. E keni parë se si kandidatët e PD-së kanë dhunuar të gjithë kodin zgjedhor. Janë futur në qendrat e votimit, kanë bërë presion mbi komisionerët, të gjitha këto janë të faktuara me video. Ne do të bëjmë atë që parashikon ligji. Sa i përket deklaratave të PD-së, as nuk i lexoj fare sepse nuk kanë asgjë të vërtetë dhe është humbje kohe t’i lexosh.
I bëj thirrje të gjithë të votojnë, sepse sot kam dhe djalin tim që voton. Është zgjedhja më e mirë për të gjithë qytetarët”, u shpreh ajo.