Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu se ai kishte pësuar një parainfarkt dhe për këtë po merrte trajtim mjekësor në një spital privat.
Rama ka hedhur poshtë një lajm të tillë duke thënë se, sapo ka dalë nga një studio televizive pas një dite larg qytetit, dhe se lajmi i cili ka qarkulluar nëpër media është një gënjeshtër.
Reagimi i plotë:
Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve, po ju o miq që merakoseni s’i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse, sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit,larg kadrinjve dhe rrëmetit?FLM për merakun?
Kujtojmë se sipas ish-deputeti i Partisë demokratike, Klevis Balliu, Kryeministri i vendit, Edi Rama është shtruar në një spital privat pasi ka pësuar një parainfarkt (Lexo këtu).
Sipas Balliut gjendja e tij shëndetësore reflekton gjendjen e rënduar politike dhe duke i uruar Ramës shërim të shpejtë argumenton se arsyet e gjendje shëndetësore të tij janë: “Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjetër revolta qytetare”.
Pak më herët lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Drejtori i Komunikimit në kabinetin e qeverisë shqiptare, Endri Fuga, i cili shkruan në rrjetet sociale se pavarësisht se sipas tij dihet që opozita është e lodhur dhe që nuk ka vizion e program për të mundur Ramën, por nuk e priste që do të binte aq poshtë sa të trillonin lajme si ky i sotmi (Lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)