Në përgjimin e dytë dallohet zëri i deputetit të majtë për Tiranën nga rradhët e PS-së Artan Gacit, bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe Arben Keshit i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.
Keshi: Mirëmëngjes
Gaci: Mirëmngjes, ca bëre?
Keshi: Si kalove?
Gaci: Mirë, thjesht ndenjëm dhe bërëm qejf me shefin e madh (Edi Rama). Dhe ai është shumë i kënaqur dhe i nderuar nga ty
Keshi: Faleminderit
Gashi: Nderimet më të larta. Jo jo nga ai, nga ai. Edhe nga mua kjo nuk vihet në dyshim por dhe nga ai gjithashtu (Edi Rama).
Keshi: Faleminderit
Gaci: Ai tha që ishte (pa përshkrim). Ata më treguan gjithë historinë e 2011 dhe gjithçka ka ndodhur. Në fjalë të tjera i ke të gjitha pikët maksimale.
Keshi: Ishalla kthehet në realitet, sepse kam ngecur këtu, po bëhen 3 vjet.
Gaci: Jo jo do të bëhet do të bëhet. Një falenderim i jashtëzakonshëm nga të gjithë ata. Ai ( Rama) tha se Maqellara është marrë fal teje. Ai tha që ti ishe burri, ti ishe I zoti e theksoj këtë, tha që kishe përgjegjësi për të gjitha atje.Edhe në 2011 fitove tha ai (Rama) por ndodhën disa gjëra në një nga kutitë.
Keshi:Sigurisht, cfarë ti bëjmë.
Gaci: Ai tha që është merita e Benit, e gjithë gjëja.
Keshi: Rrofsh faleminderit
Gaci: Doja të ta thosha që ta dije
Keshi: Po po rrofsh shumë faleminderit.
Gaci: Kur të vish në Tiranë lidhemi.
Keshi:Po po, ok