Një punëtor është zënë nga vinçi, teksa ishte duke punuar në ndërtimin e një pallati. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të pazarit në qytetin e Korçës.
Për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori Elvis Josifi, 35-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. Ndërkohë në një intervistë për Fax News ka folur një dëshmitar ku ndërroi jetë punëtori.
Dëshmitari, u shpreh se ngjarja mund të kishte qenë edhe më e rëndë, ndërkohë që sipas tij ato kanë qenë të pajisur me mjete sigurie.
“U këput vinçi dhe e zuri personin në fjalë. Ka qenë e pamundur të shpëtojë jeta e atij personi pasi është shkëputur koka e vinçit. Bëmë të pamundurën për ta shpëtuar. Mund të ishte ngjarje më e rëndë pasi kanë qenë të gjithë punetorët lart. Ata kanë qenë të pajisur me mjetet e sigurisë”- u shpreh tekniku.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)