Gazetari i njohur Edi Oga tregon se sot ka qenë i pranishëm në një aksident me biçikletë, mirëpo kur e ka dërguar të plagosurin në spital, mjeku nuk e ka besuar se bëhet fjalë pikërisht për biçikletë.
Këtë histori Oga e tregon përmes një statusi në Facebook. Përveçse nuk e ka besuar, mjeku ka filluar të tallet dhe të qeshë me të madhe.
“Tek po parkoja, makina që më lëshoi vendin i preu rrugën një biçiklisti që fluturoi në ajër dhe u plandos në tokë. E ngritëm siç duhet dhe e çuam te urgjenca, mungesa e trafikut na ndihmoi. Një mjek erdhi drejt nesh duke buzëqeshur:
– Aksident?!
– Po, – i them, me biçikletë!
– Hahaha… bravo, bravo çuna… e bukur fare… aksidenti, biçikleta… salca e domates në fytyrë si gjak… hahaha… bravo!
– …”, tregon Oga.
Të udhëtosh me biçikletë sot në Tiranë duket si diçka jonormale, ndoshta edhe për shkak të korsive të biçikletave, që diku janë e diku jo. Por pikërisht kjo infrastrukturë e Tiranës sot, e pamundëson udhëtimin me biçikletë për shkak se mund të ndodhin edhe aksidente. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post