Ben Blushi ka reaguar përsa i përket krizës politike në vendin tonë. Protesta e opozitës vijon prej ditësh, ndërkohë që ende palët janë në qëndrime të largëta mes tyre.
”KRIZA SHQIPTARE NUK DIHET KU MBARON. Tërheqja e deritanishme e shumicës së partive opozitare nga rregjistrimi në KQZ është kërcënimi më serioz për zgjedhjet e 18 qershorit. Unë nuk besoj se ka hapësirë për marrveshje pasi qeveria nuk është e ndërgjegjshme për pasojat e këtij vendimi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të negociojë.
Nuk mund të them nëse po shkojnë në një skenar rumun apo maqedonas por di të them se skenari shqiptar i krizave është zakonisht më i ashpër dhe më i rrezikshëm se kudo. Kemi përpara të paktën katër vjet krizë të rëndë dhe të paparashkueshme.
Fundi i saj nuk dihet por një gjë dihet: më shumë shqiptarë do ikin dhe më pak shqiptarë do mbeten për ta zgjidhur në kohë. LIBRA do bëjë pjesën e vet duke ngjitur copat që po thyejnë partitë e vjetra”, shkruan Blushi.