01:30 | 13/02/2025

“Ben Blushi shpërndan foto nga Prishtina dhe ngrit pyetje: Pse asnjë parti e Kosovës nuk premton Bashkimin me Shqipërinë?”

Publicisti i njohur Ben Blushi me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se ka bërë sot fotografi nëpër Prishtinë.

Blushi shprehet se ka parë nëpër rrugët e Prishtinës postera të ndryshëm, ku një ndër ta ishte edhe “Punëtore e punëtorë organizohuni”. Blushi shtron pyetjen sesi ka mundësi që asnjë nga partitë politike në Kosovë nuk e premton bashkimin Kombëtar me Shqipëri.

Postimi i Blushit:

ZGJEDHJET NË KOSOVË

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Nuk kuptohet mirë kush fiton dhe kush humb prandaj dola nëpër Prishtinë për të bërë fotografi dhe për të kuptuar pak më shumë.

Nga qindra shkrepje zgjodha të postoj këtë foto, në të cilën një votues po mendohet ndërkohë që dikush ka shkruar në mur një parrullë sindikaliste që thotë, Punëtore e Punëtorë Organizohuni.

Nuk e di cfarë ndikimi kanë në këto zgjedhje premtimet e ndryshme por ajo që më habit është si ka mundësi që asnjë nga partitë e Kosovës nuk premton Bashkimin me Shqipërinë.

Kjo është gjëja më e pakuptueshme në këto zgjedhje.

Pse kosovarët duan të jetojnë vetëm?

Ndoshta do kuptohet nesër.

Ose ndoshta jo, nuk do kuptohet as nesër.

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit