13:08 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ben Blushi: Si vidhet nafta e Shqipërisë! Ja arsyet përse humbim

10:55 | 09/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ben Blushi: Si vidhet nafta e Shqipërisë! Ja arsyet përse humbim

Kryetari i LIBRA-s, deputeti Ben Blushi, shprehet në një reagim të fundit të tij për naftën e Shqipërisë që vidhet, për fitimet e pakta që u rezervohen shqiptarëve nga kjo pasuri, shumë më pak se ç’mund të fitojë Mali i Zi nga investimi në një resort artistik, për shembull.

Më tej, Blushi rendit arsyet pse humbin shqiptarët, që sipas tij nuk do shumë për të kuptuar se ku shkojnë paratë që mungojnë, nuk do shumë për të kuptuar pse vidhemi.

“Ne përfitojmë afro 2 per qind te GDP, apo 200 milion euro ne vit, punësojmë më pak se 1 për qind të punëtorëve tanë në këtë sektor, prodhojmë dy herë më pak se në vitet 70′ kur nxirrnim 2,5 milion ton në vit, shkaktojmë më shumë tërmete në një muaj se natyra në dhjetë vjet dhe e paguajmë naftën më shtrenjtë se çdo europian tjetër.”, shkruan ai ndër të tjera.

Në përfundim, Ben Blushi bën thirrje reagim, për të ndalur shpërdorimin në mënyrën mizore.

Shkrimi i plotë i Ben Blushit

SI VIDHET NAFTA E SHQIPËRISË.

Jemi vendi me rezervat më të mëdha të naftës në Europë. Fushat tona naftëmbajtëse shkojnë deri në 20 mijë hektarë. Depozitat tona mund të arrijnë 400 milion ton nga të cilat janë shfrytëzuar afro 10 për qind. Po çfarë fitojmë nga gjithë kjo pasuri? Ndoshta më pak se c’fiton Mali i Zi vetëm nga investimi në një resort turistik.Shumë më pak se c’fiton Kroacia nga shitja e 100 futbollistëve dhe shumë më pak se c’fiton Greqia nga prodhimi i shisheve plastike. Ne përfitojmë afro 2 per qind te GDP, apo 200 milion euro ne vit,punësojmë më pak se 1 për qind të punëtorëve tanë në këtë sektor,prodhojmë dy herë më pak se në vitet 70′ kur nxirrnim 2,5 milion ton në vit, shkaktojmë më shumë tërmete në një muaj se natyra në dhjetë vjet dhe e paguajmë naftën më shtrenjtë se çdo europian tjetër. A duhen më shumë arsye për te kuptuar se sa shumë humbim? A duhen më shumë shifra për të kuptuar se ku janë paratë e shkollave dhe spitaleve që na mungojnë? A duhet më shumë për të kuptuar se sa vidhemi? Nuk besoj. Kompanitë e naftës në Shqipëri kanë blerë kontrata 25 vjecare dhe blejnë kontrollorët e tyre cdo vit. Me fitimet nga nafta jonë blejnë qeveritë tona.Pra na blejnë dy herë. Cdo shtet serioz do ti kishte rishikuar këto kontrata duke i kthyer publikut pjesën që i takon: pjesën e luanit. Nafta që kemi nën tokë i takon brezave dhe ne skemi të drejtë ta shpërdorojmë në këtë mënyrë mizore. Ka ardhur koha ta rimarrim! Me cdo kusht!

Etiketa: Ben Blushinaftashkrimvjedhje
Pas

Pagesa e këstit të shtatë për të përndjekurit. LISTA E EMRAVE që duhet të dorëzojnë dokumentet

Para

Obama këshillon Trump-in: Shtëpia e Bardhë nuk mund të menaxhohet si një biznes familjar

Para
Obama këshillon Trump-in: Shtëpia e Bardhë nuk  mund të menaxhohet si një biznes familjar

Obama këshillon Trump-in: Shtëpia e Bardhë nuk mund të menaxhohet si një biznes familjar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet e SHBA ne Iran, reagon Kremlini: Nuk është planifikuar asnjë telefonatë Trump-Putin

Merr flakë një banesë në Korçë, shkak një rrjedhje gazi. Përfundon në spital pronari

Situatë dramatike në Gazë: ‘’E sigurtë që na kanë harruar’’

Riaktivizohen zjarret në kodrat e Pikurit në Hiramë, nis nderhyrja me helikopter

Në kërkim për grabitje e tentativë vrasje, vihet në pranga 33-vjeçari Erjon Mera, do të ekstradohet drejt Italisë

Blushi publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie zyrtarisht akuza ndaj Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD për foto me Trump. Kështu do bien edhe të gjitha akuzat e tjera

Sulmet në Iran. Albin Kurti në krah të SHBA-ve: Janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçar në banesë

PD:Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

Sulmet ne Iran, ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.