Për inaugurimin e Donald Trump si President i ri SHBA-ve, ka folur edhe deputeti Ben Blushi, njëherazi kreu i LIBRA-s.
Në shkrimin e tij për Donald Trump, Blushi shprehet se ardhja e tij në pushtet është e nevojshme pasi bota ka ende nevojë për lidershipin amerikan.
Ai e cilëson Trumpin si një prdukt të pastër të demokracisë dhe tregut, si President të optimizmit të varfër, si President që vjen nga lodhja prej elitës.
Sipas kreut të LIBRA-s, Donald Trump nuk është vetëm President i Amerikës por më shumë se kaq.
Shkrimi i Ben Blushit:
TRUMP DAY
Sot është dita kur Donald Trump betohet zyrtarisht si President i Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Gjithë bota është duke pritur cfarë do ndodhë në kohën Trump.A do ketë luftë? A do ketë më pak terrorizëm? A do ketë më shume zhvillim dhe mirëqenie? A do ketë më pak përqëndrim pasurie ne duart e pak njerëzve? A do ketë më pak të varfër? A do ketë rishikim kufinjsh në Ballkan? A do mbështetet projekti i Europës së Bashkuar?Unë besoj se bota ende ka nevojë për lidershipin amerikan dhe sidomos demokracia ka nevojë më shumë se kurrë të mbrohet dhe të përhapet me shpejtësinë e tregut.
Amerika është fuqia më demokratike në historinë e njerëzimit dhe nëse nuk do egzistonte do duhej ta kishim shpikur. Presidenti Trump është një produkt i pastër i demokracisë dhe tregut dhe për këtë shkak do ti mbrojë të dyja në dobi të paqes dhe ekuilibrit global.
Trump është Presidenti i një bote që pret nje ndryshim. Nuk është Presidenti i të varfërve por Presidenti i optimizmit të varfër.Nuk është Presidenti i elitës por i ndryshimit që vjen nga lodhja prej elitës. Nuk është vetëm Presidenti i Amerikës është më shumë se kaq. Është një mundësi për të ndryshuar për mirë rendin e punëve në një botë që është shumë keq.
(XH.A/SHUPLAKA)