Ben Blushi ka bërë të ditur datën e zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme në LIBRA.
Ai shprehet se zgjedhjet do të zhvillohen më 11 shkurt dhe fton të gjithë anëtarët e saj që të kandidojnë dhe të marrin pjesë në votim.
Ai thekson se këto do të jenë zgjedhjet e para elektronike që do të mbahen ndonjëherë në Shqipëri.
“LIBRA SHKON NE ZGJEDHJE NË 11 Shkurt.
LIBRA ka vendosur që të zhvillojë zgjedhjet e brendshme në datën 11 shkurt. Të gjithë antarët e saj janë të ftuar të kandidojnë dhe të marrin pjesë në votim. Fushata,datat e listave dhe kandidatëve si dhe kriteret e zgjedhjeve do të publikohen në libra.al. Këto do të jenë zgjedhjet e para elektronike që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Cdo antar libra mund te votojë nga shtëpia apo në distancë, mjafton të rregjistrohet dhe verifikohet se egziston. LIBRA është një inovacion i pandërprerë dhe i pavarur.”, shkruan Ben Blushi. (XH.A/SHUPLAKA)