Në futbollin e luajtur ndërhyrjet e rënda ka ndodhur që edhe u kanë shkatërruar karrierën futbollistëve. Duke patur parasysh këtë fakt sipas rregullave të përcaktuara ndërhyrjet e rënda që kanë qëllim direkt dëmtimin e lojtarit ndëshkohen me të kuq.
Mirëpo ndonjëherë nuk ndodh kështu. Në një ndeshje U17 mes Fenerbahçes dhe Galatasarayit në Turqi lojtari I Fenerbahçes ka bërë ndërhyrje brutale ndaj kundërshtarit të tij, futbollistit të Galatasarayit.
Ai ka goditur me takë gjurin e futbollistit në mënyrë shumë të rëndë, por e papritura e madhe ishte kur arbitri i ndeshjes e ndëshkon vetëm me karton të verdhë një ndërhyrje të tillë. (B.H/Faxweb)