06:57 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bën show plot mediokritete” gazetarja nxjerr “nul” Arta Markun: Krimi është duke bërë muaj mjalti, të sugjeroj të lexosh ligjin

21:33 | 07/09/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bën show plot mediokritete” gazetarja nxjerr “nul” Arta Markun: Krimi është duke bërë muaj mjalti, të sugjeroj të lexosh ligjin

Gazetarja Anila Hoxha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka analizuar porositë që Arta Marku u ka dhënë sot drejtuesve të prokurorisë gjatë një mbledhje, ku sipas saj prokurorja bën show plot me mediokrite.

Në analizën e saj gazetarja nxjer ‘nul’ të gjitha porositë që ka dhënë kryeprokurorja, të cilat sipas gazetares duken më shumë si një udhezues “Si ti bëjmë  prokurorët policë”!.

Më tej gazetarja ironizon më “zonjën prokuroren të përgjithshme të përkohshme” duke i uruar rrugë të mbarë për në Romë si dhe duke i sugjeruar të lexojë ligjin.

Postimi i plotë

Kur Arta Marku ben show plot me mediokritet

Prokurorja e pergjithshme e perkohshme ose deshiron shume ta luftoje krimin, por nuk di se si .. ose nuk do dhe ben sikur do. Sot Arta Marku n’a paska mbledhur drejtuesit e te gjitha prokuroreve dhe u paska dhene disa porosi.

Deshiron te krijoje figuren e nje prokuroreje te pergjithshme te perkohshme qe ka doren dhe vullnetin e forte. Porosite e Arta Markut po i citoj direkt nga njoftimi zyrtar dhe po i analizoj nje per nje. Prokurori me medioker i Republikes, por edhe juristi me amator i kupton mire boshesite e 3 porosive te Markut.

Porosia 1

“..Në mbledhjen e zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, zonja Marku, kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar…”

a)Zonja prokurore e pergjithshme e perkohshme Arta Marku qe fort shume pelqen te te quajne thjesht prokurore e pergjithshme, pa ate termin djeges ” e perkohshme”! Porosia jote e pare ne kete mbledhje nuk ka asnje vlere. Sepse sic e di ti, ose ndoshta e ke harruar, prokuroret formojne cdo dite grupe te perbashketa hetimore, per cdo veprim apo urdher te deleguar ne kuptimin formal juridik, ata krijojne vetvetiu grupe hetimore edhe sikur ti zonje mos ti porosisje. Pra kjo porosi eshte nul, eshte sikur ti thuash nje te urituri ” ulu ha buke”. Ne lidhje me krimin kunder jetes, kunder prones, korrupsionit apo edhe krimit te organizuar ( larg qofte) , duhet te vendosje disa pika te forta mbi “i”.

Porosia 2

“Kryeprokurorja ka kërkuar vëmendje të shtuar për dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve.”

b)Zonje vertet e ke apo ke harruar? Dosjet e pezulluara, sic thote ligji , gjenden ne sirtaret e policise. Prokuroret gjithmone ja kthejne partnereve te tyre , vartesve me sakte qe te punojne, te mbledhin informacione e te tjera. Do ishte shkelje  nese prokurori terheq dosjet e pezulluara, pa patur asnje informacion te ri. Per dosjet e pezulluara, meqe ti je eprore e akuzes e meqe deshiron te na pershfaqesh dore e forte, mund ti bije me shkurt. Nese do kerkoje rezultate efektive, nje shkrese mund tja kishe percjelle drejtorit te pergjithshem te policise se shtetit dhe ti kerkoje informacion, sepse e ka detyre t’u kerkoje informacion atyre me poshte , cfare po ndodh me zbulimin e dosjeve te mbyllura.

Porosia 3

“Gjithashtu, gjatë mbledhjes, nga Prokurori i Përgjithshëm u është kërkuar drejtuesve të prokurorive, të paraqesin brenda muajit shtator, listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre.”

c)Zonja prokurore e pergjithshme e perkohshme Arta Marku,  prokuroret nuk jane kartelistet e policise per te kerkuarit. Kerkoja serisht policise se shtetit listen e perditesuar. Prokurori nese e ke harruar ne kete pike ka si detyre te leshoje urdher egzekutimi per masat e sigurimit personal. Veprimet e tjera i kryen policia.

P.s  , ti duhet te flisje per dicka tjeter me prokuroret. Duhet ti porosisje ata per provat dhe cilesine e provave.. ose te mos nguten kur pushojne hetimet apo vendosin mos fillime per ceshtje te forta, ne te cilat krimi i organizuar ben ” muaj mjalti”.

Perpara se te te uroj rruge te mbare  per ne Rome. Po te sygjeroj  te lexosh  ligjin, zonja prokurore e pergjithshme e perkohshme . Prokuroret jane te pavarur qofshin ata edhe drejtuesit e tu te komanduar.Gjej fuqi dhe fol sic duhet. Dhe  perpara se ti therrasesh prokuroret ne mbledhje qe nuk te thone asgje, duhet t’u dergosh 3 dite me pare  nje shkrese ku argumenton edhe qellimet e takimit.  Njoftimi per shtyp i 3 porosive te fundit, ne fakt  duket me shume si nje udhezues ” Si ti bejme  prokuroret police” ..!

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: anila hoxha
Pas

Skandali/ Punonjësit e Veliajt pijnë ujë me tender, qytetarët mbajnë radhën në autobote

Para

Ish-lojtari i Partizanit nuk përmbahet në Krujë: Kam nevojë për një të dashur!

Para
Ish-lojtari i Partizanit nuk përmbahet në Krujë: Kam nevojë për një të dashur!

Ish-lojtari i Partizanit nuk përmbahet në Krujë: Kam nevojë për një të dashur!

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.