3 persona janë arrestuar nga ana e policisë, për shkak se kanë dhunuar një 30-vjeçar.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- F.G, 17 vjeç,
- J.B, 23 vjeç,
- K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “13 Shtatori” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal.