Qeveria ka miratuar së fundi projektligjin e ri për Teatrin Kombëtar gjatë ditës së djeshme, duke i dhënë kështu fund dëgjesës me artistët.
Miratimi i këtij projektligji është publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë, ndërsa mban firmën e zëvendëskryeministres Senida Mesi.
Sipas asaj që shkuhet nga ana e qeverisë: Ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.
Projektligji i ri pasqyron thelbësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qarte të 2 (dy) përfaqësuesve të artistëve në procesin e negociimit.
Projektligji siguron transparencën e plotë të negociimit dhe garancinë ligjore të autoritetit më të lartë ligjor të shtetit.
Lidhur me kalimin e këtij projektligji ka reaguar dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku shprehen se duhet të ketë një reagim, o sot o kurrë.
Reagimi: Nuk kaluan as 24 orë nga mashtrimi i Veliajt për marrëveshje me artistët dhe dëgjesa të reja dhe ndryshimin e projekt-ligjit sipas kërkesave të artistëve dhe mashtrimit i doli boja.
Qeveria ka miratuar dje projekt-ligjin dhe e ka mbajtur të fshehtë dhe sot e ka depozituar në kuvend.
Kolegë firmëtarë, mos u fshini pas gishtit. tërhiqni publikisht firmën tuaj, ose do të mbeteni me turp si bashkëpunëtorë në krim!O sot, o kurrë!
(E.K/FAXWEB.AL)