Benet Beci po kryeson garën në bashkinë e Shkodrës. Të dhënat e fundit nga KQZ tregojnë se kandidati i PS ka marrë 60.2 % të votave, ndërsa ai i koalicionit “Bashkë Fitojmë” 39.7%.
Përkthyer në vota, Beci është 10 mijë vota më shumë se rivali i tij për bashkinë e Shkodrës. Të dhënat vijnë nga numërimi në 212 QV nga 247 në total.
Rikujtojmë se Shkodra ka qenë një bastion i djathtë dhe fitorja e Becit do të ishte një goditje e fortë për demokratët.
Nga KZAZ nr.4 ai shprehu mirënjohje dhe bëri thirrje që procesi të mbyllet me qetësi.