Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar sot hapjen e rrugës Bogë-Theth pranë Qafë Thores, pas disa orësh bllokim nga ortekët.
Sipas një postimi në rrjetet sociale, Beci bëri të ditur se firmat kontraktuese kanë punuar gjatë gjithë natës për të hapur segmentin rrugor. “Pas disa orësh bllokim nga ortekët, rruga Bogë-Theth pranë Qafë Thores është tashmë e hapur. Firmat kontraktuese kanë punuar gjatë gjithë natës për të mundësuar hapjen e këtij segmenti rrugor”, shkruan Beci.
Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të përdorin zinxhirë dhe goma dimri për të shmangur çdo rrezik dhe për të udhëtuar të sigurt. “Për drejtuesit e automjeteve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave të dimrit për të shmangur çdo rrezik dhe për të udhëtuar të sigurt”, përfundon postimi i Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.