16:51 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Beniadën e njohim si mbesën e Nishanit, por jo… Si i komenton ajo fotot provokuese dhe marrëdhëniet me meshkujt (VIDEO)

08:09 | 09/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Beniadën e njohim si mbesën e Nishanit, por jo… Si i komenton ajo fotot provokuese dhe marrëdhëniet me meshkujt (VIDEO)

Nëse të gjithë e njohim si mbesën e ish-presidentit Nishani, Beniada sapo na ka habitur me sqarimin e marrëdhënieve mes tyre.

Bujari nuk është xhaxhai i saj, po djali i xhaxhait të babit, edhe pse tregon se dy familjet kanë një marrëdhënie të afërt mes tyre.

E ftuar mbrëmë në Top Magazine, për herë të parë në një ekran shqiptar, Beniada rrëfeu më shumë për jetën e saj në Itali, projektet, por edhe raportet personale.

Ajo është e njohur për fotot e saj provokuese, shpeshherë edhe nudo. Por kur ish-Presidenti Nishani shikon fotot e saj? “Ai ka punën e tij, unë kam punën time”, – e kthen menjëherë përgjigjen Beniada, por shton se “Bujar Nishani  është inteligjent, ai ka një vajzë dhe e kupton shumë mirë këtë…”

E pyetur, ndër të tjera, për fotot provokuese, ajo tha se shumica prej tyre janë thjesht artistike, që ajo i publikon sepse janë pjesë e punës së saj. Nëse një ditë, një djalë do të donte të ishte partneri i saj, ai duhet të shikojë dhe të lexojë një personazh përtej fotove. Ngacmimeve të Ervinit për raportet dhe jetën e saj personale, ajo i përgjigjet: “Kam të dashur edhe për nja 2-3 dhurata dhe pastaj do ta lë…”

Përgjigjja që shkaktoi të qeshura tek të gjithë nuk ishte e mjaftueshme. Në të vërtetë, për bashkëshort, Beniada do të kishte dëshirë një djalë shqiptar, identikitin e të cilit ajo e ka të qartë në kokë: “Një burrë i thjeshtë që do të krijojë familje, të rritet bashkë me mua, të mos ketë shumë pretendime, të më kuptojë…” – thotë ajo duke vlerësuar, mbi të gjitha, edhe besnikërinë që duhet të ketë marrëdhënia.

Këtu, Beniada nuk nguron të tregojë se ka pasur një marrëdhënie të gjatë 7-vjeçare me një futbollist në Itali, e cila ka qenë e ndërtuar mbi bazën e besnikërisë. Sot, ajo është më e famshme se ish i dashuri, ndaj nuk ka dëshirë t’ia përmendë emrin. Por gjithsesi, është e hapur për njohje të reja me shqiptarë.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Pas

Këshillat që një baba duhet t’ia jap djalit të tij, nga marrëdhëniet me femrat te punët e shtëpisë

Para

Kapet drogë në Qafë-Thanë, Policia arreston dy shtetas të huaj, një tjetër shpallet në kërkim

Para
Kapet drogë në Qafë-Thanë, Policia arreston dy shtetas të huaj, një tjetër shpallet në kërkim

Kapet drogë në Qafë-Thanë, Policia arreston dy shtetas të huaj, një tjetër shpallet në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje, autori i zuri pritë 15-vjeçarit në një rrugicë dhe…

Kryeministri britanik ngre zërin nga Tirana: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, Putin do paguajë çmimin

Rama u citon Kanunit liderëve europianë teksa i fton për drekë: Sa herë që të vini në Shqipëri do të jeni të mirëpritur

BE, e gatshme të bëjë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezë”/ Ursula von der Leyen: Jemi në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët

Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel/Zgjedhjet në Shqipëri, më të dhunuarat sipas anëtarëve të IDU – Rama nuk do e gëzojë këtë mandat

Ngjarje e rëndë në Maliq/14-vjeçari plagos me thikë një tjetër të mitur

‘Jemi në epokë të re, por të paqëndrueshme’, Starmer në Tiranë: Rusia po luan lojëra! Nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin

Meloni: Urime Edit për rizgjedhjen tërësisht të papritur

“Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane

Macron uron Ramën për fitoren: Urime për rezultatin, rrugëtimin europian dhe besim që shpreh tek Europa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.