Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhë me vendimin e datës 23.02.2018 vendosi vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal arrest me burg, për dy shtetasit: Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Valias Kamëz dhe Valtor Cala, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Personat në fjalë u arrestuan dy ditë më parë, për mbajtjen e minave me telekomandë, kultivim lëndësh narkotike, bërje fitili zjarrpërcjellës si dhe vjedhe telefonash e automjetesh. Burime pranë Fax Neës bëjnë të ditur se dy të pandehurit nuk kanë folur para gjykatës.
Ndërkaq, më herët, dy të ndaluarit kanë mbërritur pranë gjykatës së Lezhës.
Një informacion më i plotë rreth dy të pandehurve:
Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, (i dënuar më parë) Arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve”, “Mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhim shitje të narkotikëve” në bashkpunim, në bazë të neneve 278/a, 278/7 dhe 283, 25, të kodit penal.
Valtor Cala, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve” në bazë të neneve 278/a dhe 25 të kodit penal.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post