Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg” për Haki Dylin (inspektor pranë kësaj gjykate) si dhe Devis Qana 40 vjeç, avokat pranë dhomës së Avokatisë Tiranë.
Ata u ndaluan pas një procedimi poenal disa muaj më parë për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Vendimi u mor nga gjykatësi Petraq Çuri, ndërsa prokuror i çështjes është Afrim Shehu.
Njoftimi:
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka ekzekutuar 2 urdhër ndalimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për: Inspektor Haki Dyli, 60 vjeç, punonjës policie me detyre trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës;
– Devis Qana, 40 vjeç, Avokat, pranë Dhomës së avokatisë Tiranë.
Sipas të dhënave nga geupi hetimor, ndalimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Pas një hetimi me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme.
Të dy këta shtetas, dyshohet në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma anti-ligjore. Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime monetare që varionin deri në 2.000 euro. Hetimet po vijojnë për të zbardhur të tjera detaje.
(B.H/Faxweb)