Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu raportohet se është dërguar me urgjencë në spital këtë të martë, pas disa komplikacioneve të gjëndjes shëndetësore.
Zëdhënësi i tij ka konfirmuar se Netanjahu është dërguar në spital pas etheve të larta dhe kollës së fortë.
Ndërkohë që mjeku personal i Netanyahut deklaron se kryeministri 68-vjeçarë nuk është shëruar plotësisht nga një sëmundje që u prek dy javë më parë dhe prandaj vendosi që ai duhet t’i nënshtrohet mjekimeve të mëtejshme në spital, tha zëdhënësi David Baker.
Sëmundja e Netanjahut ka ardhur në një kohë stresuese për kryeministrin e djathtë, i cili është nën hetime policore për korrupsion në tri raste të ndryshme.
Kryeministri izraelit i ka mohuar të gjitha akuzat, duke pranuar t’i nënshtrohet të gjitha hetimeve.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post