Një makinë ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në Mallakastër duke u shkrumbuar plotësisht.
Sipas informacioneve, makina është e tipit, “Mercedez Benz ML”, dhe ka qenë në lëvizje në momentin kur është konstatuar se kishte marrë flakë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mësuar rreth shkaqeve dhe rrethanave që ka ndodhur.
Ndërkohë nuk bëhet me dije se në pronësi të kujt është ndërsa dyshimet paraprake janë se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një problem në motorrin e mjetit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)