Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë në flakë mëngjesin e sotëm rreth orës 6.55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”, në Korçë.
Burime paraprake bëjnë me dije se automjeti ka qenë i parkuar në rrugë dhe si pasojë e zjarrit nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që raportohen dëme materiale.
Nga vrojtimi i kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, ku dyshohet një defekt në motor.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 26.04.2023, rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh., i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt në motor).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.