Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasen E. Ll., 27 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale P. M., 62 vjeç. Ky aksident ka ndodhur në lagjen “Partizani”. Si pasojë e aksidentit, këmbësori është lënduar dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani” një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasen E. Ll., 27 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale P. M., 62 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.