Një prej pyetjeve që i shqetëson studiuesit prej vitesh është kur do të detyrohet Serbia që të vendosë mes Bashkimit Europian dhe Rusisë. Kjo çështje doli në pah pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014, dhe futjes së sanksioneve si përgjigje nga BE. Marrëdhënia mes Beogradit dhe Moskës vëzhgohen në Kapitullin 31 (politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes) për negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE.
Nga këndvështrimi i interesave të Unionit dhe anëtarëve individualë, kjo marrëdhënie u vlerësua si e pafavorshme. (Është një sekret i hapur që Beogradi dhe Brukseli kanë arritur një “marrëveshje mes zotërinjsh” që përmbajtja dhe konkluzionet e shqyrtimit – analiza gjithëpërfshirëse e pozicioneve të politikës së jashtme të Serbisë në raport me ato të BE-së – nuk janë publikuar, kështu që marrëdhëniet e ndërsjella nuk do të dëmtohen më tej.)
Mundësia për Beogradin që të heqë dorë nga marrëdhënia e ngushtë me Moskën dhe të kthehet nga BE, ka qenë prej kohësh një kartë e dobishme në duart e Presidentit të Serbisë. Ndërsa çështja e Kosovës mbetet e pazgjidhur dhe ndërkombëtarizohet duke kërkuar zgjidhje jashtë kornziës së BE dhe më pas, pasi zgjerimi i BE-së është zvogëluar në nocionin jo bindës të një “perspektive evropiane”, ka pak nxitje, ose presion, por dhe që Beogradi të braktisë këtë politikë. Kjo që në fillim u quajt “akt balancimi”.
Kjo pjesë e analizës së Drejtorit të Programacionit të Fondit të Beogradit për Përsosmëri Politike dhe Forumit të Sigurisë, nga Marko Savković u botua fillimisht në revistën Novi nr. 472, më 14 maj 2020. (A.M/Faxweb.al)