Dihet tashmë mesazhi që ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u çon qytetarëve që i drejtohen spitalit për marrjen e shërbimeve mjekësore. Ky mesazh i ka shkuar edhe një qytetari të moshuar, përgjigja e të cilit zbuluar nga i biri, të lë pa fjalë.
“Në përgjigjen e tij për cilësinë e shërbimit, qytetari shkruan: “Kam bërë operacion syrin. Për të blerë lenten kam kursyer gjashtë muaj pension. Për të blerë ilaçet kam kursyer një muaj pension. Tani nuk shikoj as për të ngrënë xhaketën dhe rripin e pantallonave. Rrofsh o ministër!”, shkruan qytetari.
E pas këtij mesazhi, vjen automatikisht falenderimi i ministrit për përgjigjen e pacientit: “Faleminderit pwr pwrgjigjen tuaj.” (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post