03:19 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Beqaj falenderon bluzat e bardha: E kaluan natën e ndërrimit të viteve në krye të detyrës!

15:23 | 01/01/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Beqaj: 500 milion lekë investime për Spitalin e Shkodrës

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka falenderuar të gjithë mjekët që e kaluan natën e ndërrimit të viteve në krye të detyrës.

“Faleminderit ekipeve të mrekullueshme mjekësore të QSUT-së, Spitalit Universitar të Traumës, Shërbimit të Urgjencës Mjekësore dhe të gjithë institucioneve të tjera shëndetësore në vend për punën, gatishmërinë dhe përkushtimin për t’iu ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë, edhe në këto orë gëzimi e festash!”, shkruan Beqaj në Facebook.

Sipas ministrit, janë menaxhuar me sukses plot 130 thirrje për ndihmë nga shërbimi i urgjencës në kryeqytet.

Shkrimi i plotë i ministrit:

Gëzuar dhe një urim i veçantë për të gjithë mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor që e kaluan natën e ndërrimit të viteve në krye të detyrës!

Faleminderit ekipeve të mrekullueshme mjekësore të QSUT-së, Spitalit Universitar të Traumës, Shërbimit të Urgjencës Mjekësore dhe të gjithë institucioneve të tjera shëndetësore në vend për punën, gatishmërinë dhe përkushtimin për t’iu ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë, edhe në këto orë gëzimi e festash!

Janë menaxhuar me sukses 130 thirrje për ndihmë nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Tiranë, i cili kishte në dispozicion 5 autoambulanca të pajisura me oksigjen, defibrilatorët multifunksionalë dhe të gjitha barnat e nevojshme të dhënies së ndihmës së shpejtë. Dy autoambulanca ishin të stacionuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Nënë Tereza”, nga ora 22:30 e mbrëmjes e deri në orën 02:30 të mëngjesit, ndërsa tre autoambulanca të tjera ishin në funksion të thirrjeve për ndihmë të qytetarëve, me 7 mjekë, 9 infermierë dhe 6 shoferë.

22 misione u kryen nga çdo autoambulancë në shërbim të thirrjeve për ndihmë nga qytetarët për natën e ndërrimit të viteve.

Është dhënë ndihmë mjekësore për 110 pacientë, ndërsa të tjerët janë këshilluar nëpërmjet telefonit. Ndihma mjekësore është dhënë kryesisht për 40 raste të pacientëve që kishin konsumuar alkool, ndërkohë që 90 raste të tjera kanë qenë të sëmurë, kryesisht me Diabet HTA (Hipertension Arterial) dhe Insufiçencë Kardiake, etj., pa përjashtuar statuse febrile tek fëmijët dhe moshat e treta si pasojë e virozave. Reagimi nga shërbimi i urgjencës mjekësore ka qenë i menjëhershëm edhe për dy raste aksidentesh automobilistike, të cilat rezultuan pa rrezik për jetën.

Ndërkohë, 133 raste u trajtuan nga ora 20:00 e ditës së djeshme deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotshëm në shërbimin e urgjencës së QSUT-së, nga ekipi prej 4 mjekësh dhe 10 infermierësh. 62 prej këtyre rasteve ishin intoksikime nga alkooli, 12 ndërhyrje krirugjikale dhe 12 mikrokirurgji.

Po ashtu, në Spitalin Universitar të Traumës ka shërbyer një ekip prej 40 profesionistësh të shëndetit, me 11 mjekë, 2 laborantë, 23 infermierë, 1 shofer, 1 elektriçist, 1 oksigjenist, dhe 1 laborant gjaku.

22 pacientë janë trajtuar në urgjencën kirurgjikale të SUT-së, prej të cilëve 4 u shtruan (3 të rrëzuar, 1 i goditur me mjete të forta), 5 qytetarë të dëmtuar nga fishekzjarret në duar, pa dëmtime serioze, të cilët u dërguan në shtëpi pas mjekimit.

Ndërsa në urgjencë e terapisë së SUT-së, u trajtuan 25 raste, prej të cilave, 15 me intoksikim nga alkooli, të cilët pas mjekimit u dërguan në shtëpi.

Edhe njëherë Gëzuar dhe Faleminderit heronjve të vërtetë që mbrëmjen e festës e kaluan në ndihmë të qytetarëve në nevojë! Faleminderit! (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: Ilir BeqajShendetesia
Pas

I dashuri i George Michael: Ai ka tentuar të vetëvritet disa herë

Para

Plas skandali në Britani, The Sun: Shqiptarët tallen me burgjet tona! (FOTOT)

Para
Plas skandali në Britani, The Sun: Shqiptarët tallen me burgjet tona! (FOTOT)

Plas skandali në Britani, The Sun: Shqiptarët tallen me burgjet tona! (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.