Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, se po mundohet të përshpejtojë listën e ilaçeve të rimbursueshme në KA, përpara se të zëvendësohet përfundimisht nga Ogerta Manastirlliu, ministrja e propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Këtë Berisha e ka zbuluar përmes denoncimit të qytetarit dixhital, i cili shkruan se lista nuk është shpërndarë dhe nuk e ka askush, por Beqaj do ta paraqesë të martën në mbledhjen e organizuar me urgjencë nga Beqaj.
POSTIMI I BERISHËS
Hajne Beqja nuk ngopet kurre!
Do te vjedhe deri diten e burgut!
Qytetari dixhital informon:
Hajne Beqja ka thirrur me urgjence se bashku me famozin Zhan Levani, mbledhjen e
Keshillit Administrativ te Fondit te Sigurimeve te Detyrueshme Shendetesore per neser ne ora 16:00 per
– miratimin e listes se barnave te rimbursueshme
– per te cilat ai ka marre shperblimin e majme nga kompanite
– Lista qe vjet eshte miratuar ne qershor
-lista nuk u eshte shperndare paraprakisht anetareve te komisonit. Kesaj i thone: do te vjedhe, do te vjedhe gjer diten e burgut! sb
“Pershendetje Doktor, me informojne qe Beqja ka thirrur me urgjence mbledhjen e Keshillit Administrativ (KA) te Fondit te Sigurimeve te Detyrueshme shendetesore.
“Njoftim i rendesishem: te marten ne oren 4 kalon me procedure te pershpejtuar lista e barnave te rimbursueshme ne KA.”
Beqja do ta kaloje listen e barnave te rimbursueshme para se te dekretohet nga Presodenti e te miratohet nga parlamenti pasardhesja, si duket ka bere per pazaret e fundit me miqte e tij nga t cilet eshte direkt perfitues…
Vjet Lista e barnave te Rimbursueshme (LBR) eshte miratuar ne mes te qershorit, ndersa kete here po e kalon ne urgjence.
Listen nuk e ka shperndare, Do jau paraqese aty direkt anetareve te KA. Nuk e ka askush. Kane organizuar me urgjence grupin me Zhan Levanin ne krye.” (D.D/Shuplaka)