16:51 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Beqaj për akuzat e Vokshit: Na e bëni të lehtë garën politike, s’ia keni idenë Shqipërisë

13:03 | 26/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Beqaj për akuzat e Vokshit: Na e bëni të lehtë garën politike, s’ia keni idenë Shqipërisë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është përgjigjur akuzave të deputetes demokrate Albana Vokshi për situatën gripale në Shëndetësi, shiringat e skaduara dhe përpjekjet e ministrisë për të mbuluar dështimin.

Në replikën me të, ministri Beqaj u shpreh se në këtë mënyrë, me këto akuza dhe mungesë informacioni, PD e bën më të lehtë debatin dhe garën politike për mazhorancën. Ai u shpreh se qytetarët shqiptarë janë në gjendje të bëjnë dallimin dhe të zgjedhin.

“Kujdesi shëndetësor nuk është modë. Shqiptarët do të zgjedhin kë model duan, atë që po bëjnë, ata që janë angazhuar, apo alternativën. Ajo që u miratua si financim në Buxhetin 2017 u bë e mundur në KM. Ata që nuk janë të mbrojtur do të marrin rimbursim falas, sic e kemi dhënë mjekun e familjes dhe kontrollin falas.

Nëse ju jeni kundër saj, është zgjedhja juaj. Na e bëni të lehtë debatin dhe garën politike. Na e bëni më të qartë se edhe katër muaj para zgjedhjeve, nuk e keni as fotografinë e Shqipërisë së sotme. Janë rreth 630 mijë vetë të siguruar drejtpërdrejtë e grupe të tjera që sigurohen indirekt. Pra në total 2.3 milionë.

600 mijë nuk janë gjithë të sëmurë, ata kanë pamundësi që në rast sëmundje të mjekohen. Po e rrisim popullsinë që merr mjekim falas. Këta 600 mijë janë në moshë pune, profili i tyre nuk është i pensionistëve dhe fëmijëve. Ky shpjegim nuk është për opozitën, por për t’iu sqaruar juve. 10 mld lekë për rimburisimin e barnave.”, u shpreh Beqaj.

Duke u ndalur në akuzat për gripin, ministri i Shëndetësisë shpjegoi se masa për mbylljen e shkollave u bë për të parandaluar përhapjen e gripit. Sa për vaksinat dhe akuzat e PD-së, Beqaj tha se ato ishin dhuratë nga një donacion botëror.

“Sa për gripin, këtë vit erdhi katër deri në gjashtë javë më shpejt. Ne patëm në fokus fëmijët. Sa për vaksinat, kanë ardhur falas nga një donacion botëror. Janë dhënë nga infermierët në qendrat shëndetësore.

Sa për beratin, nuk përdoret ambulance mjekësore për të transportuar kufomat. Në situata gripale bie imuniteti dhe ata që kanë sëmundje kronike, kanë imunitet më të dobët.

Ka të dhëna zyrtare që provojnë se shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë janë ulur ndjeshëm. 50 milionë euro më pak në 2015 nga 2014. Unë iu falenderoj përzemërisht me pikëpamjen tuaj që për shëndetësinë shqiptare duhet të paguhet.”, vijoi më tej ai. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: akuzaalbana vokshiIlir BeqajShendetesia
Pas

Mediat botërore zbulojnë kërkesat që ka Putin për Trump-in

Para

Renzi mbledh forcat pas dorëheqjes, vendos të rikthehet në politikë

Para
Renzi mbledh forcat pas dorëheqjes, vendos të rikthehet në politikë

Renzi mbledh forcat pas dorëheqjes, vendos të rikthehet në politikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.