I ftuar në studion e Fax News me anë të një lidhjeje me Skype me gazetaren Rovena Neziri ishte Bledian Koka. Koka u ndal të fliste rreth padisë gjyqësore më të cilën po përballet, kjo pas një interviste që ai realizoi për emisionin ‘Piranjat’ në Syri TV rreth çështjes së incerenatorëve të Tiranës.
Kryebashkiaku Veliaj ka kallëzuar penalisht për shpifje gazetarin Bledian Koka dhe “SyriTv”, e gjitha pas publikimit intervistave dhe kërkimeve për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Koka u shpreh se ai thjesht ka kryer detyrën e tij si gazetar dhe se kjo padi është një presion mbi gazetarët.
Bledian Koka: Për mendimin tim ky është një akt problematikë në vetvete, sepse sot unë, gazetar, Bledian Koka jam paditur për shpifje, kur në fakt e vetmja gjë që më rezulton të kem bërë është thjesht një intervistë me një qytetar Italian, i cili pretendon se ka dijeni për mënyrën se si është vepruar me skandalin e incerenatorëve. Për shkak të skandalit që ka pasur me një shtetas Italian, aksionar kryesor Alberto Prezeci, i kompanisë Bruno Prezeci. Ne e kemi parë, dhe ai figuron në dokumentet zyrtare në kryeministri, para se i gjithë ky skandali i madh të merrte trajtën që ka marrë tani. Sot ishte edhe seanca e parë gjyqësore për këtë çështje. Kjo padi edhe pse vjen nga bashkia e Tiranës, këtu mund të flasim edhe përkeqpërdorim të institucioneve, zgjidhet që kjo padi të bëhet ne hollin e partisë socialiste. Që këtu kemi të bëjmë me një padi, kundër gazetarëve dhe asaj që unë e konsideroj fjala e lirë.
Më tej ai u shpreh se edhe pse avokati i kryebashkiakut e ka tërhequr padinë për televizionin ‘Syri TV’, ende qëndron akuza ndaj tij.
“Mbaj mend që padia ka ardhur 2 orë pas transmetimit, pasi vendosëm t’i dërgojmë personalisht edhe disa pyetje zotit Veliaj, njeriu i akuzuar në këtë rast, duke u bazuar në pyetjet që i kishte bërë zoti Longinoti, dhe në vend që të merrja një përgjigje për këto pyetje, në këmbim morën një padi publike nga ana e përfaqësuesit të tij ligjor. Me këtë padi vendosi të denoncojë televizionin ku unë punoj (Syri TV), mua dhe emisionin ‘Piranjat’. Gjatë rrugës Veliaj vendosi ta tërheq padinë për televizionin ‘Syri TV’,dhe vendosi të ruajë padinë për mua, producentin e emisionit dhe zotin Longinoti.”- tha Bledian Koka për Fax News.
Koka u ndal të fliste gjithashtu edhe për fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 14 majit ku u shpreh se gara ka lëvizur nga fokusi tek bashkitë dhe programet për to, tek liderët politikë dhe figurat qendrore, si Berisha, Meta apo dhe vetë Rama. Për sa i përket PS, Koka u shpreh se ajo bazohet thjeshtë në një retorikën politike dhe se nuk ka çfarë të ofrojë më tek qytetarët.
“Është e qartë se partia në pushtet që ka pothuajse 60-të bashkitë e vendit duket sikur nuk ka një ofertë për qytetarët shqiptarë. Fokusi nga kandidatët lokal, e gjitha kjo është zhvendosur në një betejë politike, duke evidentuar Berishën dhe Metën si fajtorët kryesor pasi këta e kanë qeverisur vendin këto 10 vitet e fundit, dhe këta ‘engjëj’ që e kanë marrë në dorëzim vendin që nga 2013-ta në 2023-in kanë larguar mbi 1 milionë shqiptarë nga vendi. PS zakonisht udhëhiqet në zgjedhje bazuar mbi sondazhet, dhe fakti që po mundohen ta largojnë elektoratin jo drejt alternativave të zhvillimit të zonave ku kandidohet por drejt një retorike politike tregon që socialistët nuk kanë çfarë të ofrojnë më”, u shpreh ai.
Duke analizuar situatë në të cilën ndodhet PD, Koka u shpreh se përçarja e saj ka ardhur si pasojë e investimit politik që mazhoranca ka ushtruar mbi të, për të mbetur në duart e atyre që nuk kanë lidhje me partinë demokratike. Sipas tij, beteja e vërtetë politike nuk është më nga PD e pretenduar, por me dyshen Berisha-Meta, kjo tregon qartë se kush është opozita e vërtetë në këtë vend, ndaj dhe njerëzit e dine se çfarë përfaqëson Enkelejd Alibeaj, çfarë qëllimesh ka zoti Bejko, apo të gjithë ata që i shkojnë nga mbrapa.