Seksioni për Krimet në Policine e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Resmi Turani 54 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas, sipas policisë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën 15-vjeçare me iniciale R.K, banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.
(B.H/Shuplaka)