Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Xhevair Salihaj, 53 vjeç, banues në lagjen Jani Vruho, Berat.
Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij i’u gjetë 1 automatik model 56 dhe 2 krëhra me 47 fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal. (B.H/Faxweb)