Një lajm tragjik ka mbërritur nga Berati ku mësohet se dy foshnje 5-muajshe kanë ndërruar jetë.
Mësohet se foshnjet janë binjake ndërsa kanë ndërruar jetë pa mbërritur në spital e ku dyshimet paraprake ishin se mund të jenë helmuar me qumështin pluhur.
Foshnjet momentalisht ndodhen në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit dhe mësohet se ekspertiza nuk ka konstatuar shenja helmimi sikurse u dyshua, ndërsa prindërit e tyre, Eduart dhe Merushe Agalliu janë shprehur se foshnjet nuk kanë pasur probleme shëndetësore.