Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat. Një mikrobus ka dalë nga rruga ne fshatin Vërzhezhë.
Fax News raporton se ka disa të plagosur të cilët po dërgohen në spitalin e Beratit. Të plagosur janë 8 nxënës, 4 janë nisur drejt spitalit të Beratit.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Mjeti po udhëtonte drejt Skraparit. Mikrobusi ka qenë duke transportuar disa nxënës shkolle në këtë zonë.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post