Një 67 vjeçar me iniciale H.A është vetvarur mbrëmjen sotme në kasollen pranë banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Perondi, Kuçovë dhe nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Trupi i pa jetë është gjetur nga familjarët. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.(M.Q/Faxweb)