Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka mbajtur sot seancën e rradhës për objektin e shqyrtimit, gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, Kreshnik Omari.
Procesi i vetingut për Omarin u krye nga trupi gjykues i KPK i kyesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Shanxhaktarin dhe anëtare Xhensila Pinen.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesa financiare të gjyqtarit të Tiranës, Kreshnik Omari për krijimin e një depozite 135 mijë mijë euro, me burime më së shumti të ardhurat nga puna si shofer kamioni në Itali, si dhe u ngritën dyshime për fshehje të pasurive në emër të prindërve.
Kreshnik Omari e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 dhe punon për më shumë se dy dekada në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.