Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur është aksidentuar dhe si pasojë janë lënduar dy persona qe udhëtonin me të.
DETAJE:
Më datë 12.11.2017, nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Armando Osoja, 37 vjeç, banues në lagjen Çirim, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Rrotondoja e Çiflikut’’, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA118AB, ka humbur kontrollin dhe ka dal jashtë rruge. Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtusi i mjetit dhe djali i tij shtetasi B.O, 11 vjeç të cilët ndodhen jashtë rezikut për jetën.
Pasagjeri tjetër që ndodhej në mjet shtetasi R.S, 33 vjeç, banues në Ura Vajgurore, po merr ndimë mjeksore në Spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rezikut për jetën.
Nga testi alkolit i kryer me aparatin Drager drejtuesi mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt’’ dhe ‘’Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal. (J.V/Faxweb)