Ditën e sotme drejtoresha e DAR në Fier Yllka Beci, pa pikën e ndrojes dhe të turpit, u shpreh se një gjimnaziste e shkollës Janaq Kilica në Fier ishte shtatzënë, dhe prandaj kishte pasur komplikacine me shëndetin e saj, ndërkohë që situata nuk ishte aspak e vërtetë.
Vajza u dërgua në spital, një ditë pas helmimit të më shumë se 40 nxënësve, në një kohë kur mësimi rifilloi pa gjetur shkaqet reale të ngjarjes, dhe me prindërit që kanë kaluar në panik, nga frika e përsëritjes së situatës për fëmijët e tyre.
Në një lidhje direkte në emisionin “Shqipëria Live” drejtoresha përpiqet që të justifikohet duke thënë se termi ”vajzë” nuk ishte përdorur për nxënësen, por për një mësuese shtatzënë.
Sipas saj, brenda territorit të shkollës i ishte ushtruar një presion i jashtëzakonshëm nga prindërit dhe gazetarët, ndërkohë që fare mirë në video, ajo lë të kuptohet se fjalën e kishte për nxënësen që u transportua me ambulancë.
Sipas justifikimit të Becit, mësuesja kishte shfaqur probleme dhe me të dëgjuar sirenën e ambulancës, kishte menduar se bëhej fjalë piëkrisht për të.
“Duke qenë në mbledhje në drejtorinë e shkollës, kemi dalë të shqetësuar, ne grupi i punës se dëgjuam një sirenë ambulance. Duke mos e ditur se çfarë po ndodhte, jam përballur me një numër të madh prindërish, të cilët debatonin me forcë duke futur duart nga kangjellat e portës me rojen. Më kanë prekur pjesën e lirisë sime duke bërtitur me akuza krejt të stisura.
Unë bëj me dije që është një komunikim jo deklaratë, në një presion të madh të ushtruar nga mua nga prindërit dhe gazetarët, kur kam dashur të them, të qetësoj, të përcillja një qetësi te gazetarët për një proces mësimor shumë i qetë, në këtë moment duke mos patur asnjë informacion; ishte një ndërhyrje shumë e shpejtë e personave që ishin të porta, s’kishte asnjë lloj informacion nga asnjë mësues që kishte nxënës me problem, mendova mos ishte çështja e mësueses shtatzënë, s’ka asnjë problem me nxënësit. I jam referuar mësueses.
Unë u jam drejtuar gazetarëve dujke u thënë se duhet të kuptoni që ky panik që po përcillni nuk ka lidhje me rast tjetër, duhet të jetë me mesuesen. Mësuesja shtatzënë është okay, s’ka asnjë lloj problematike, është përdorur nga mediat… dikush e mori nxënësja, dikush e mori mesuesja, se unë kam përdorur vajza. Isha duke iu drejtuar gazetarëve që s’ka lidhje me nxënësit, ambulanca mund të ketë ardhur për mësuesen shtatzënë.
Aty vërtet u jam drejtuar gazetarëve, nuk mund të dilja para mediave me një deklaratë të tillë, që një mësuese shtatzënë s’po ndihet mirë. Një nxënëse, një vajzë e klasës së 11-të ka patur disa shqetësime shëndetësore, ishte këputur, s’kishte ngrënë mëngjes ndoshta, s’ka lidhje me rastin e djeshëm, kishte këputje të moshës, problematika shëndetësore që ka një vajzë në atë moshë. Vajza ka shkuar në spital, ka marrë një ndihmë të shpejtë mjekësore, është shumë mirë, ka deklaruar qa kisha problemet e mira shëndetësore.”